Lajme

Xhaferofiq për vizitë zyrtare në Shqipëri

Për nder të mbërritjes së tij, të hënën para pallatit presidencial do të organizohet pritje solemne me nderime ushtarake, ku do të mirëpritet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas kësaj, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Metës dhe Xhaferoviçit dhe më pas do mbahen takimet dypalëshe të delegacioneve zyrtare të Shqipërisë dhe BeH-së. Pas përfudimit të takimit, është planifikuar konferencë për shtyp, ku mediave do t’i drejtohen Xhaferoviç dhe Meta, njoftoi Presidenca e BeH-së.

Xhaferoviç do të takohet edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Kryesuesi i Presidencës së BeH do të vizitojë gjithashtu Varrezat e Heronjve të Popullit dhe do të vendosë lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Xhaferoviç do të qëndrojë në Koxhas dhe Borakë të qarkut të Durrësit, ku do të takohet me boshnjakët të cilët në numër të madh jetojnë në këtë zonë.

Presidenti shqiptar Meta do të organizojë një darkë solemne për nder të Xhaferoviçit në pallatin presidencial “Pallati i Brigadave”.

Të martën, Kryesuesi i Presidencës së BeH do të takohet me Gramos Ruçin, Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë. Po ashtu është planifikuar një takim me Erion Veliajn, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili do t’i dorëzojë Çelësin e Qytetit të Tiranës Kryesuesit të Presidencës së BeH-së, thekson Presidenca.

Delegacioni i udhëhequr nga Xhaferoviç do të përfshijë gjithashtu Nusret Cancar, Ambasadorin e BeH-së në Shqipëri, Radovan Kovaçeviç dhe Davor Vuletiç, këshilltarë të anëtarëve të Presidencës së BeH-së Milorad Dodik dhe Zheljko Komshiç.

Related Articles

Back to top button