Në Prishtinë shënohet Dita Botërore të Shëndetësisë

Nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë bashkë me përfaqësues të Organizatave dhe miqët tanë nga UNICEF, UNFPA AMC dhe KOMS, si dhe me profesionistë shëndetësorë nga Kujdesi Parësor i Shëndetësisë së Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti” shënuam Ditën Botërore të Shëndetësisë.
Një numër i madh i qytetarëve kanë marr shërbime shëndetësore si: matja e sheqerit në gjak, matja e tensionit dhe këshilla nga mjeku.
Poashtu në këtë ditë janë ofruar shërbime shëndetësore në 4 Qendrat për Qëndrim Ditor për të moshuarit.
Kemi shpërndarë broshura për të vetëdijësuar qytetarët për jetë të shëndetëshme dhe kemi informuar për shërbimet që mund t’i marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Shëndet për të Gjithë”- ishte motoja e aktiviteve tona që është moto e këtij viti me rastin e kësaj dite.
#shëndetpërtëgjithë
#drejtoriaeshëndetësisë
#kryeqyteti