Depresioni paslindjes, (postnatal) , (postpartum)

Tema: Depresioni paslindjes, (postnatal) , (postpartum)
Sipas statistikave 50-80% e nënave pas lindjes përjetojnë depresion postpartum që lidhet me shtatzëninë dhe lindjen. Depresioni pas lindjes vjen në dy forma:
Forma e parë është në fillim (prek rreth 80% të grave menjëherë pasi sjellin në jetë fëmijën) dhe forma e dytë është më vonë (kjo është forma më e rëndë dhe zakonisht njihet disa javë pas lindjes. Prek 20% të grave).
Simptomat e formës së lehtë përfshijnë mërzi, ankth, ndjesinë e të qarit dhe probleme me gjumin.. Ky lloj depresioni i lehtë largohet me ndihmën nga personat e afërt dhe me kujdesjen ndaj bebit.
Është e rëndësishme të kuptoni kur depresioni zgjat më shumë se dy javë, atëherë kalon në fazën më të rëndë të tij.
Simptomat e depresionit post-partum ndahen në tre kategori:
1. Mërzia pas lindjes: zgjat shumë pak; kërkon vetëm mbështetje nga të afërmit.
2. Depresioni postpartum: zgjat më shumë se dy javë; kërkon përkujdesje mjekësore dhe psikosociale.
3. Psikozë postpartum: është forma më e rëndë, kërkon përkujdesje psikiatrike.
Nga se vjen depresioni i paslindjes?
Clinical Therapist/ Terapiste klinike: Ornela Lami
Numer kontakti : + 355 69 669 6222
Disa nga simptomat e ndërlidhura më të zakonshme tek klientja janë:
Simptomat fizike |
Simptomat psikologjike |
Simptomat e sjelljes |
Tension muskulor (shtrëngim i nofullave, kërcitje të dhëmbëve, mbledhje e shpatullave) |
Ndjeshmëri e lartë ndaj kritikave/kritikues ndaj të tjerëve |
Pagjumësi |
Rritje e presionit arterial |
Humor i paqëndrueshëm (i tensionuar, i irrituar) |
Ndryshime të oreksit |
Akatizi, nervozizëm |
Problem me përqëndrimin |
Izolim nga të tjerët |
Dhimbje koke ,dhimbje stomaku,problem me tretjen |
Problem me marrjen e vendimeve |
Më pak vetëkontroll (pirje e duhanit, konsum i sasive të mëdha të ushqimit) |
Frymëmarrje sipërfaqësore |
Të menduar rigid (jo fleksibël), mungesë e sensit të humorit |
Shpërthime verbale |
Trajtimi përfshin : Psikoterapi, aktivitetet fizike si Yoga dhe Pilates, përforcimi i lidhjes mendje-trup, marrjen e medikamenteve ose zëvëndësimi i mendikamentëve me anë të ushqimit.