Lajme

Drejtuesit e shoqatës “Thirrjet e Nënave ” janë pritur në takim nga kreret e shtetit

Drejtuesit e shoqatës ” Thirrjet e Nënave ” sot i ka pritur në takim Presidentaj e Kosovës Vjosa Osmani , Kryetari i Kuvendit Glakuk Konjuvca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Postimi i plot

Të zhdukurit me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së Kosovës, afër 1700 nga të cilët vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, janë plaga jonë e përbashkët, për gjetjen e të cilëve ne nuk do të reshtim së punuari asnjë minutë të vetme dhe pa zbardhjen e fatit të të cilëve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.
Këtë zotim ua bëmë sot së bashku me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe nënkryetaren Bogujevci, drejtuesve të shoqatës “Thirrjet e Nënave”, të cilave u premtuam se do t’i bashkërendojmë veprimet institucionale për të kërkuar fuqishëm dhe pandërprerë fatin e të dashurve tanë, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.
Për institucionet e reja të vendit gjetja e më të dashurve– vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Dhembja për ta është e përhershme dhe bëhet edhe më e rëndë kur e mendojmë se fatin e tyre e ka në dorë edhe më tej shteti serb, i cili është përgjegjës për zhdukjen e tyre me dhunë, si element i qartë i qëllimit gjenocidal.

Related Articles

Back to top button