LajmeShëndetësi

SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolla mjekësore dhe masat anti covid.

Sot para para ambulancave specialistike në Qendren Klinike Universitare të Kosovës është pare nje numer i madh njerzish , të cilet kan pritur për te kryer kontrolla ne ambulancat specialistike , SShkuk ka njoftuar se kjo tollovi ka ardh si pasoj e mos respektimit të termineve për kontrolla shëndetsore .

Postimi i plot:

Sqarim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju sqaron se situata e krijuar sot para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore.

Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me COVID-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolla mjekësore dhe masat anti covid.
Ju lutemi, vendoseni maskën dhe mbajeni distancën!

Related Articles

Back to top button