Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim bashkëpresidentin e Partis Socialdemokrate të Zvicres

Me Cédric Wermuth sot u takova për herë të parë si Kryeministër, por jemi miq qëmoti. Cédric është bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate në Zvicër e vazhdues i traditës së Micheline Calmy-Rey. Ajo ishte e para që mbështeste pavarësinë e plotë të Kosovës, ndërsa Cédric e ka mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! për vite me radhë. Më përgëzoi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e interesimin për bashkëpunim e përkrahje, i bindur se puna jonë do të jetë në nivel me pritshmëritë e qytetarëve.

Gjatë takimit, një prej temave kryesore ishte mërgata e madhe e Kosovës në Zvicër dhe anembanë botës. Biseduam për krijimin e mundësive që mërgata të investojë në atdheun e tyre, por edhe për nevojën që vendi ynë ka për rikthimin e tyre. Bashkatdhetarët kanë fituar përvojë të jashtëzakonshme jashtë vendit, e janë potencial i madh për zhvillim të Kosovës.

Me Cédric do të vazhdojmë bashkëpunimin në shumë sfera. I urova suksese në themelimin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër që pritet të zyrtarizohet në fillim të vjeshtës.

Related Articles

Back to top button