Lajme

Marin Mema : Është koha për të menduar për shqiptarët!

 

Forcat shqiptare në Maqedoni pavarësisht problemeve, akuzave, përçarjes, debateve, duhet të ulen bashkë e të kushtëzojnë pushtetin e VMRO-së! Jo të merren me ndarje torte, por me kushtëzim pushteti. Pa kushtezuar seriozisht pushtetin e saj duke kërkuar ndryshime, reforma, hapsirë, të drejta, detyrime, mbështetje për shqiptarët, madje edhe duke qartësuar vizionin dhe drejtimin e së ardhmes, asgjë e mirë nuk pritet dhe historia thjesht do të ripërsëritet. Duhet menduar për shqiptarët pa dallime partiake, pa i ndarë, pa i konsideruar si të njërit a tjetrit! Është koha të mendojmë si shqiptarë dhe për interesat e shqiptarëve!

Nuk mund te ketë asnjë bashkëpunim pa kushte! Kushte serioze e të vërteta! Faktet kanë treguar se thjesht pozicionet, karriget… nuk e përmirësojnë situatën! Duhet koordinim dhe reforma serioze. Reforma të mbështura mbi situatën dhe problemet e vërteta që kanë shqiptarët dhe ato janë shumë. Arritje nuk duhet të jetë pjesmarrja në qeveri, por përmirësimi i kushteve të shqiptarëve dhe ato të jenë afatgjata!

Shqiptarët në MK janë në shtëpinë e tyre, në tokën e tyre, në vendin e tyre dhe si të tillë meritojnë përkrahje të vërtetë. Interesat e shqiptarëve duhet te dalin mbi inatet personale të krerëve politikë, mbi debatet mes tyre. Tregojeni forcën e bashkimit sepse është është një forcë që na mungon kaq shumë kudo në trojet shqiptare. Bëjeni për shqiptarët.

Related Articles

Back to top button