Sport

Dardanët janë gati për të mbeshtet Kosovën ku der Rumanis!

Dardanët janë gati për spektakël dhe për t’i qëndruar afër Kosovës!

Kur na ndan 1 DITË prej ndeshjes së ardhshme kundër Rumanisë, tifogrupi ynë po bën përgatitjet e fundit të punës së madhe që kemi bërë gjatë kësaj periudhe kohore. Në bashkëpunim me koordinatorët e qyteteve ku janë të shpërndarë, jemi përkujdesur që asgjë mos t’ia lëmë rastësisë dhe që gjithçka të shkojë në drejtimin e duhur.

Ne do ta tregojmë kulturën e lartë edhe në sfidën e së premtes, duke u dëshmuar si futbollisti i 12-të i vërtetë për kombëtaren tonë. Përgjegjësitë dhe punët që na takojnë do t’i kryejmë me devotshmëri. Mund të mos jemi ata që japim asiste apo shënojmë në portën kundërshtare, por spektakli në tribuna me koreografi dhe risi tjera nuk do të mungojë.

Për fund, ftojmë që të gjithë anëtarët tonë të bashkërendohen me koordinatorët e qyteteve, në mënyrë që të marrim rrugë të përbashkuar drejt “Fadil Vokrrit” më 16 qershor. Po ashtu, kushdo që dëshiron të jetë afër kombëtares por që nuk posedon biletë, ndeshjen mund ta shikojë në Fanclubin tonë, që është pranë stadiumit.

Duam 3 pikët. Duam që të respektohet mundi i të gjithë tifozëve të Kosovës!

Hajde Kosovë! 🇽🇰

Related Articles

Back to top button