Sport
Sot testi i radhës për “Dardanët”, sfidohen nga Bjellorusia në Budapest

Kombëtarja e Kosovës sot e luan edhe ndeshjen e fundit të muajit qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
“Dardanët” do të ndeshen me Bjellorusinë në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest me fillim nga ora 20:45, shkruan NgoShqip!
Të përzgjedhurit e trajnerit Alain Giresse synojnë vetëm fitoren ndaj Bjellorusisë e cila në tri ndeshjet e para ka tri humbje.
Kosova tri ditë më parë mori vetëm një pikë nga ndeshja me Rumaninë në Prishtinë. Ata luajtën 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka tri pikë dhe renditet në pozitën e katërt të Grupit I në kualifikimet për Evropian.
Bjellorusia është e fundit me asnjë pikë të grumbulluar.