Sport

Rrahmani i zhgënjyer, u kërkon falje tifozëve

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka komentuar humbjen nga Bjellorusia.
Kosova sot pësoi humbje zhgënjyese 2:1 nga Bjellorusia, përcjellë NgoShqip!

Kështu duke zbehur shumë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian, Euro 2024
Pas ndeshjes komentoi humbjen edhe kapiteni, Rrahmani, duke u kërkuar falje tifozëve , “Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet shumë shumë shumë ndryshime sepse ka shumë punë për t’u bërë. Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija përgjegjës janë të gjithë bashkë. Janë disa detaje që në fund e vendosin fituesin. I kërkojmë falje tifozëve, unë i pari. Shpresoj që të kthehemi ashtu siç duhet’’ tha Amiri

Related Articles

Back to top button