Sport

Kosova mposht Britanin e Madhe në hendboll !

Fitore shumë e rëndësishme e Kosovës në Evropian

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë. Të hënën mbrëma, vajzat tona fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.
Fitorja erdhi pas dy disfatave, ndërsa do të shërbejë për të rritur besimin në Kombëtare për vazhdimin e Evropianit.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Kombëtarja jonë nisi shkëputjen në rezultat. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 në të mirë të Kosovës.
Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. Britania e Madhe u afrua në 20:19, por pasoi shkëputje tjetër.
Portierja Selvije Mullakadrija i bëri 11 pritje. Ariona Dushica e Arona Krasniqi i shënuan nga tetë gola, ndërsa katër i shënoi Elisa Mirdita.
Të enjten Kombëtarja jonë luan me Finlandën.

Related Articles

Back to top button