Shëndetësi

Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili

Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili
Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili me të cilin bashkëbiseduan lidhur me gjendjen e sistemit shëndetësor publik në vendin tonë. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin për angazhimin institucional për ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe investimet infrastrukturore të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët.
Gjatë takimit u diskutua edhe për shfrytëzimin racional të kapaciteteve spitalore me qëllim të përmbushjes së nevojave për qytetarët.
“Në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor jemi duke vënë në binarët e duhur aspektin legjislativ i cili është bazë për një shëndetësi moderne për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, paralelisht jemi duke investuar në infrastrukturë si dhe duke bërë harmonizimin dhe strukturimin e kapaciteteve ekzistuese”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia.
Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurimeve shëndetësore, ndërsa Ministri Vitia tha se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen e kësaj objektive dhe se ka ndërmarrë veprime konkrete. Në funksion të këtij qëllimi, ai e njoftoi ambasadorin turk për fazën finale të studimit të fizibilitetit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) i cili do të mundësojë orientimin strategjik dhe do të jetë përcaktues për zhvillimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen.
Nga ana e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Tunç Angili e falënderoi ministrin Vitia për takimin dhe ripërsëriti gatishmërinë e shtetit turk që me përvojën e tyre, të ë kontribuojnë për realizimin e reformave në shëndetësi të cilat janë në interes të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button