Vdes nga covid -19 mjeku i mirënjohur Shqiptar Dr.Zenel Kabashi

Oda e Mjekëve të Kosovë ka njoftuar se ka ndërruar jete nga covid-19 Dr. Zenel Kabashi.
Postimi i plotë nga Oda e Mjekëve të Kosovës
Ndërron jetë Prof. Dr. Zenel Kabashi
Sot më datë 25 nëntor 2020 është ndarë nga jeta anëtari i OMK-së, Prof Dr Zenel Kabashi si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19. I ndjeri Prof. Kabashi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve në fushën e mjekësisë, sidomos në lëminë e mjekësisë interne dhe gastroenterologjisë, meqë ai ishte edhe Profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Angazhimi i tij në shëndetësinë kosovare do të jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të mjekëve si dhe komunitetit të mjekëve në përgjithësi.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë dhe në emër të anëtarësisë së saj,OMK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të mjekëve!