Sport

Kombëtarja e Shqipërisë nuk humb kohë, behën gati per Bullgarin!

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë,Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Silvinjo e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi!
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për miqësoren me Bullgarinë. Sulmuesi Mirlind Daku i është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshje dhe analizat treguan se lojtari ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin. Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për miqësoren lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi.

Related Articles

Back to top button