Lajme

U aksidentuan para dy dite në rrugën Kaçanik-Ferizaj: Vdes personi i dytë

Të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.

Atë ditë u konfirmua vdekja e një të riu, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Related Articles

Back to top button