Lajme

𝐒𝐮𝐥𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐳𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 “𝐆𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞𝐳𝐚” 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐦𝐢𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡𝐞𝐯𝐢𝐪𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫

 

“Ratko Mlladiq”, “Kurvat në të zeza” dhe pesë simbole në formën e 4 S-ve: “Vetëm uniteti shpëton serbin” ( “Samo Sloga Srbina Spasava”).

Këto grafite të shkruara nga “persona të panjohur” në natën e së premtes dhe së shtunës në derën e zyrës së “Grave në të Zeza” (“Žene U Crnom Srbija”) në Beograd janë të reja duke qenë vazhdimësi e së vjetrës.

Siç dihet, sulmet ndaj kësaj organizate të njohur për qëndrime anti-luftë dhe anti-nacionaliste kishin filluar që në ditët e para të aktivitetit të saj, përgjatë fillimviteve ’90 nga regjimi i Millosheviqit.

Millosheviqi ra. Por sulmet vazhduan.

Sepse Serbia nuk u demillosheviqizua.

Sot nuk ka Srebrenicë, Vukovar ose Reçak; por mendësia dhe fryma që i frymëzuan dhe motivuan janë gjallë. Mbahen gjallë. Nga Serbia e sotme shtetërore.

Sepse fryma është e njëjtë. Gjuha shtetërore është e njëjtë.

Sepse çdo ditë, strukturat qeveritare të pushtetit absolut dhe autoritar në Beograd, përmes ministrave, tabloideve, individëve dhe grupeve joformale, glorifikojnë Ratko Mlladiqin dhe vrasësit e Zoran Gjingjiqit; përhapin urrejtje ndaj shqiptarëve, boshnjakëve, romëve dhe kroatëve; ushqejnë botëkuptime ksenofobe, islamofobe, anti-semite, seksiste dhe homofobe etj.

Sulmuesit e së shtunës mbrëma ndaj “Grave në të zeza” mund të kenë emra të rinj të përveçëm, por kanë emër të vjetër kolektiv.

Prandaj, edhe ky sulm i fundit ndaj “Grave në të zeza” e kuptimëson më së miri thënien: “Gjithçka njëjtë, vetëm ai mungon” (“Sve je isto, samo njega nema”).

Related Articles

Back to top button