Ndeshjet e Superligës, publikohen formacionet zyrtare!

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, dy prej të cilave zhvillohen me fillim nga ora 13:00.
Drita udhëton drejt Dukagjinit, derisa Fushë Kosova luan kundër Lirisë, shkruan ngoshqip!
Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Dukagjini: Haxhihamza, Iseni, Dallku, Pllana, Neziri, Shabani, Morina, D.Morina, Elezaj, Solomon, Syla.
Drita ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e fundi, por gjendet në vendin e dytë në tabelë mbrapa vetë Ballkanit.
Nga ana tjetër Dukagjini ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është në vendin e gjashtë.
Përballja tjetër është ajo mes dy skuadrave të fundit të Superligës.
Fushë Kosova: Rugji; Krasniqi, Thaqi, Hasani, Statovci, Demiri, Dumani, Ajdini, Rapuca, Ivikic.
Liria: Shala; Topalaj, Megameno, Tijueza, Beseni, Bunjaku, Dube, Petrus, Stafa, Zenunaj, Alidema
Fushë Kosova është në vendin e fundit me shtatë pikë, kurse Liria është një pozitë më lartë me një pikë më shumë.
Të dyja skuadrat kanë vetëm nga një fitore deri më tani.
Ndeshja e fundi është ajo ndërmjet Prishtinës e Llapit, por kjo do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.