Shëndetësi

Në QKUK për herë të parë kryhet ndërhyrja e rrallë kirurgjike në hundë me metoden e re FESS

Për herë të parë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në hundë, përdorur metoda e re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

Operacioni ka zgjatur mbi 3 orë dhe është kryer nga Dr. Arsim Thaqi, një profesionist i shquar që ka punuar me sukses në institucione prestigjioze në Gjermani për shumë vjet!

Dr. Thaqi, duke pasur lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka kryer operacionin në mënyrë vullnetare. Ai është asistuar gjithashtu nga specialistë dhe specializantë të Klinikës së ORL-së. Pacienti i trajtuar ishte E.D., një person 19 vjeç, me diagnozë Angiofibroma Juvenile (tumor i indit lidhor dhe enëve të gjakut në hundë dhe pjesët përreth hundës).

Para operacionit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) dhe Rezonancën Magnetike (MRI). Kjo operacion është i rrallë dhe në institucionet jashtë vendit kushton rreth 15 mijë euro.

Dr. Arsim Thaqi ka leje për të kryer edhe disa operacione të tjera të komplikuara, duke përdorur eksperiencën dhe njohuritë e tij për të kontribuar në sistemin shëndetësor të Kosovës.

 

Related Articles

Back to top button