Lajme

PAJTIMI MES TRI FAMILJEVE NE DOBLIBARE

 

Sot, më 17 Janar 2023, në Kishën e Shën Mëhillit u bë pajtimi mes tri Familjeve – Gjevalin Alija, Muharrem Musa e Qendrim Sadiki – në praninë e Fratit, Priftit, Shehit dhe Hoxhës.

Qofshi faqebardhë!

Zoti iu mbushtë me të mira e bekime për shembullin e mirë që sot jepni, dhe shembullin tuaj e ndjekshin të gjithë ata të rinj që mbajnë urrejtje. Zoti e shënoftë me shkronja të arta këtë vepër të faljes dhe pajtimit në librat e amshimit.

“Duani njeri-tjetrin, siç ju desha juve”, është porosia e vet Jezu Krishtit, tha famullitari Don Robert Jakaj.

Kjo tregon që populli shqiptarë është i bashkuar dhe jo i përqar . Pavarësisht besimit fetar shqiptarët gjithëmonë janë për njëri-tjetërin .

Related Articles

Back to top button