Sport

UEFA ia beson ndeshjen e Shqipërisë gjyqtarit të Bundesligës gjermane

Shqipëria do të luajë përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Kombëtarja kuqezi kërkon fitoren dhe të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese.

Sa i përket gjykimit, UEFA ia ka besuar këtë sfidë, gjyqtarit të Bundesligës. Sven Jablonski do të jetë kryesori i kësaj sfide.

33-vjeçari do të debutojë pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë, pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje kombëtaresh.

Asistentët e Jablonskit do të jenë Lase Koslocski dhe Eduard Beitinger.

Në VAR do të jetë Bastian Danker së bashku me asistentin e tij, Benjamin Brand.

Related Articles

Back to top button