Sport

“Fitorja në atdhe peshon ndryshe”, reagon Akili pas medaljes së artë në Prishtinë

Xhudisti ynë, Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt në Prishtinë të shtunën e 16 dhjetorit.

Kosova u paraqit me katër xhudistë në këtë garë, ku Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të bronztë!

E pas këtij suksesi, përmes një postimi në “Facebook”, Akili tani ka reaguar pas suksesit në Prishtinë.

“Fitorja në atdhe peshon ndryshe! Kosova ime. Faleminderit për përkrahjen të gjithëve”, shkroi Akili në “Facebook”, ku në postin e tij bashkëngjiti edhe një video të finales ku e siguroi medaljen e artë.

Related Articles

Back to top button