Shëndetësi

2 mijë raste të reja me kancer në vitin 2023

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 janë diagnostikuar 2 mijë raste të reja me kancer.

“Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje”, ka bërë të ditur ShSKUK në një komunikatë.

Nga ShSKUK kanë bërë të ditur se 50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët që nga 1 janari.

“Në repartin e Radioterapisë janë ofruar 31 mijë shërbime ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë”, thuhet në një komunikatë.

 

Related Articles

Back to top button