Sport

Lirika e 27-ta në Lojrat Olimpike për të rinj

⛷🇽🇰𝐋𝐢𝐫𝐢𝐤𝐚, 𝐞 2️⃣7️⃣-𝐭𝐚 𝐧ë 𝐋𝐨𝐣ë𝐫𝐚𝐭 𝐎𝐥𝐢𝐦𝐩𝐢𝐤𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣 👏👏👏

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024

Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.

Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.

Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet. Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda.

Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, ku u rendit e 31-ta.

Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm.

Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.

#TeamKosova #Gangwon2024 #KosovaSki #YouthOlympics

📷(c) 2024 – International Olympic Committee / Wander Roberto – All Rights Reserved. In partnership with ANOC. ANOC Olympic Gangwon 2024 Olympics @wander_imagem

Related Articles

Back to top button