Lajme

Detaje nga policia rreth banesës së përfshirë nga zjarri në lagjen “Mati 1”

  1. Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një banesë në lagjen “Mati 1”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00,dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar” ka thënë Ahmeti.

Related Articles

Back to top button