Lajme

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës

Sot Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, z Burim Berisha ka takuar Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, me çrast u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe FFK-së , që parasheh investimet e nevojshme në stadiumin e Qytetit të Fushë-Kosovës, “Ekrem Grajçevci” , që të plotësohen të gjitha kushtet dhe kriteret infrastrukturore për zhvillimin e ndeshjeve në Superligë. Kryetari Berisha dhe Presidenti Ademi u pajtuan që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunim institucional dhe investime të përbashkëta me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për sportin në përgjithësi.

Related Articles

Back to top button