Shëndetësi

MSH: Miratohet në Kuvend, Projektligji për çmimet e barnave

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, çmimi i barnave në Kosovë do të nivelizohet dhe do të jetë i njëjtë me çmimin si në shtetet referente të rajonit, përcjell Ngo Shqip

Ky projektligj ka rëndësi të madhe dhe ministria e Shëndetësisë ka listuar disa pika kyçe që ndikojnë direkt me këtë ndryshim:

– Ulje në përgjithësi e çmimeve të barnave që ndikon drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve tona.

– Vendosja e çmimeve tavan për kontraktim të barnave nga ana e institucioneve shëndetësore publike.

– Vendoset baza për rimbursimin e barnave nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

– Vendosë konkurrencën mes barnatoreve komunitare në nivel profesional, e jo me ndryshim në çmime siç ka qenë praktikë e deritanishme, por edhe me shërbime.

– Çmimet e barnave të përballueshme dhe të unifikuara.

Ndërsa, për herë të parë në vendin tonë krijohet një sistem rregullativ për çmimin e barnave.

Related Articles

Back to top button