Shëndetësi

Bule Elezi : Sot përfundoi misioni në Intenziven Qënderore ( Covid 19 )

Sot, përfundoj misioni ynë në Intenziven Qëndrore (Covid 19) ✊, ku një armatë e madhe kanë punuar pa pushuar për shpëtimin e jetrave, pa menduar për vete dhe familjet e tyre.

Në këtë vend që kemi dëgjuar rrënkime pa zë e kemi prek dhembje të padukshme, e dhembje të papërfundume për gjithë ata/ato familjarë, e koleg/e e shumë qytetarë të këtijë vendi që dotë nuk arriten të tejkalojnë këtë situatë, e shumë lutje për të tjerët që ishin duke luftu e shpresu për jete.

Këtu ku dëgjohej vetëm frymëmarrja e thellë….shumë e thellë, përmes aparaturave respiratore, këtu shpresën dhe vdekjen i ndanin sekondi, këtu ku amanetet ishin të mbyllura thellë në shpirtin e njerëzve që vetëm Zoti dhe ne ishim shpresa e fundit për ta.

Vetem 🦶🦶 e atyre që kanë shkelur brenda dhe 👀 e atyre që e kanë parë e kanë kuptuar se çfarë vërtet ka shkaktuar COVID19 dhe se sa shërbimi e kontributi është dhënë aty 🙏

Kemi përjetu e kalu shumëçka e qe besa kemi përballu situata të pa-përballueshme por kemi ec tutje… dhe jemi duke ecur tutje akoma duke mendu e shpresu pozitivisht që sot dhe asnjë ditë e ardhshme nuk do jetë si ditët qe kemi lënë pas.

Çdo herë kemi kërkuar t’i respektoni masat mbrojtëse e kjo na u ka dashtë më shumë se kurr, kjo i bashkangjitet shpresës për jetë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve tonë, familjarëve e qytetarëve, atyre që më së paku meritojnë vuajtje, mundime dhe përfundime të tilla.

Puna jonë e palodhshme ishte obligim moral, profesional e shoqëror por dëshira dhe angazhimi ynë për shpëtim të jetëve ishte shumë e madhe, i’a vlente të luftojmë së bashku se JETA nuk ka ÇMIM, e çmimi i vetëm është të jetojmë dhe luftojmë çdo rrezik së bashku e të t’i dalim së bashku situatës të rënduar.

Related Articles

Back to top button