Uncategorized

Lajm i mirë për Gastronomet e Kosovës

Gastronomët me një fitore të shumë kerkuar  , zgjatja e orarit deri ne ora 23:30 nje mundesi për mbijetes .

Deklarat a plot e shoqates së gastronomve të Kosovës :
Sapo pranuam Vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ju njoftojmë se të gjitha subjekteve të gastronomisë i shtohet edhe një orë pune.

Tani të gjitha subjektet do të kenë mundësi të punojnë deri në ora 23:30, mirëpo muzika duhet të ndalet në ora 21:00. Brenda këtij orari lokalet mund të punojnë në të gjitha hapësirat e tyre, duke respektuar distancën prej 2 metër hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes nëpër lokale të gastronomisë.

Tani e tutje lejohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre, pa kufizim kohor, duke respektuar masat e parapara në parandalim të përhapjes së këtij virusi.

Më në fund arritëm që të realizojmë kërkesat tona, që përditë dhe nëpërmjet organizimeve të ndryshme i kemi kërkuar. Andaj ju njoftojmë se protesta e paralajmëruar, anulohet e poashtu peticioni i nënshkruar nga më shumë se dhjetëmijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Garantojmë të gjithë sektorin e gastronomisë se me vullnet të hekurt, nuk do të ndalemi asnjë ditë duke avokuar për interesin dhe për shërbimin e tij, duke përdorë të gjithë kapacitetin që posedojmë.

Related Articles

Back to top button