Sport

Mesfushori Andreas Pereira është lojtari më i ri i Lazios

Klubi italian që ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit, i cili pasi ka përfunduar vizitat mjekësore ka firmosur me bardhekaltrit.

Një lëvizje e zgjuar e Igli Tares në merkato, teksa 24-vjeçari është afruar në huazim me të drejtë blerje për shifrën e 24 milionë eurove, raporton syri.

Pereira tashmë ka mbyllur të gjitha procedurat dhe nga dita e nesërme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi, të cilit i shtohet një forcë në mesfushë, duke parë kalendarin e ngjeshur, për faktin se Lazio këtë sezon përveç kampionatit dhe Kupës, luan edhe në Ligën e Kampioneve.

Related Articles

Back to top button