Kosova me 4 medalje në Kupën Europiane në Judo

Kosova me 4 medalje në Kupën Evropiane për Seniorë në Dubrovnik të Kroacisë me 4 xhudistë.
Shigeki Nakamura (-73kg) fitoi 4 ndeshje radhazi dhe u shpëblye me medalje të artë, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari sllovenin Aljaz Plantak, në ndeshjen e dytë fitoi poashtu me Wazaari kundër sllovenit tjetër Goran Kelava, Nakamura mposhti me Ippon garuesin Djordje Stanojevic, në finale mposhti me Ippon serbin Aleksandar Rajicic.
Laura Fazliu (-63kg) është stolisur me medalje të artë pas 3 fitoreve me Ippon kundër serbes Anja Obradovic, kroates Iva Oberan dhe sllovenes Lia Ludvik, ajo humbi 1 ndeshje me Ippon kundër garueses tjetër serbe Tea Tintor, por në këtë kategori janë ndeshur secila me secilen dhe Laura kishte më së shumti fitore dhe më së paku humbje.
Flaka Loxha (-57kg) fitoi 2 ndeshje me Ippon deri në finale, mposhti garuesen serbe Teodora Copic dhe Anna Marie Ograjensek, në finale humbi me Wazaari kundër garueses nga Italia Veronica Toniolo dhe keshtu u stolis me medalje të argjendtë.
Erza Muminoviqi (-48kg) u stolis me medalje të argjendtë, humbi ndeshjen e parë me Wazaari dhe Ippon kundër garueses serbe Andrea Stojadinov, në këtë kategori ishin vetëm 2 garuese, ato u ndeshen 2 herë dhe 2 herë fitoi serbja me Ippon.