Lajme

Sulejman Ugljanin kryetar i SDA në Sanxhak uron Presidenten Vjosa Osmani

Në emër të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Sot, Republika e Kosovës është një shtet modern dhe demokratik, një oazë e bashkëjetesës shumëkombëshe, shumëkonfesionale dhe multikulturore të popujve, feve dhe kulturave të ndryshme.

Zgjedhja juaj si Presidente e Republikës së Kosovës është një konfirmim tjetër i vendosmërisë së shoqërisë kosovare për të qenë një faktor pozitiv i stabilitetit në Ballkan.

Me këtë, ju uroj të gjitha të mirat dhe shumë suksese në punën tuaj të ardhshme.

Me respekt

Related Articles

Back to top button