Sport

FUSHË KOSOVA KAMPIONE E KOSOVËS NË SUPERLIGËN B

 

Ekipi i Volejbollit (F)Fushë Kosovës me fitoren e arritur ndaj Vushtrrisë, është shpallur Kampion i Superligës B për vitin 2019/2020.

Pas ndërprerjes së garave për shkak të pandemisë dhe me lirim e masave nga Qeveria e Kosovës garat e Superligës B kanë vazhduar aty ku ishin ndërprerë.

Ekipi i Fushë Kosovës i udhëhequr nga trajneri Istref Elezaj ka arritur që titullin e Kampionit në Superligën B ta fitoj pa asnjë humbje.

Pas fitores së arritur sonte, për ekipin e Fushë Kosovës u ndanë kupa dhe medalje, të cilat i’u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe selektori i Kosovës Bahri Gjinovci.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron KV Fushë Kosovën për titullin e Kampionit në Superligën B !

 

Related Articles

Back to top button