Në Skenderaj pritet të ndertohet Stadium i ri i futbollit

Së shpejti fillon ndërtimi i stadiumit të ri në qytetin tonë
Sot prita në një vizitë zyrtare ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, zv/ministrin Matoshi dhe sekretarin Alaj, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi në realizimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me theks të veçantë u dakorduam që së shpejti të fillojmë më ndërtimin e stadiumit të ri në kompleksin sportiv në Skenderaj, pranë fushës sintetike.
Pas homazheve që bëmë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me ministren Dumoshi, morëm pjesë në shpërndarjen e çertifikatave për rreth 30 të rinjë të komunës sonë të cilët kanë kryer kurset në kuadër të Projektit “Aftësim profesional tek të rinjtë, përgatitja për tregun e punës” i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri.
Me ministren Dumoshi vizituam edhe palestrën sportive e cila pas shumë zvarritjeve është afër përfundimit si dhe klubin futbollistik “Drenica”, të cilit i uruam suksese në garat e ardhshme dhe i dhamë lajmin që shumë shpejtë do të fillojmë me ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit sipas kritereve të UEFA-së.