Lajme

Donjet Bislimi : UÇK-ja jeton dhe do jetojë deri në fundin e historisë njerëzore

Kryetari i Rinis Demokratike të Kosovês Donjet Bislimi iu është drejtuar  strukturave dhe aktivistëve të Partis Demokratike të Kosovës me një shkrim në faqen e tij facebook :
Të nderuara struktura, të dashur aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

E dashura Rini Demokratike e Kosovës,
Vëllezër dhe motra,

Vikendi pranë familjeve tona gjithmonë do te na jipte kënaqësi dhe qetësi pas një jave të ngarkuar me punë, POR ky vikend seç po shijon i hidhur, seç po na mërzit e po na bënë të ndihemi keq, gati po na bënë të ndihemi edhe në faj, se ata të cilët nuk shijuan vikende në rini pranë familjes, nuk shijuan ditë e netë pranë tyre por përkundrazi, duke qenë larg tyre e duke u torturuar familjet e tyre për ta, PO ATA as Sot nuk gjenden pranë fëmijeve e prindërve të tyre!
Ata prindër që u plakën pa djemtë e tyre e ata fëmijë që u rritën pa prindërit e tyre, që UNE DHE TI, sot të shijojmë këtë që sot shijojmë, LIRINË!

Të dashur miq,
Duke i njohur nga afër, unë e di që buzëqeshja e Heronjve tanë, liderëve tanë nuk do vyshket kurrë, ata të buzëqeshur janë edhe sot afër njëri-tjetrit, duke pritur që me ballin lartë e gjoksin hapur të mbrojnë më të shenjtën vlerë tonën, UÇK-në!

Por UÇK-ja sot më shumë se kurrë ka nevojë për ushtarët e saj besnik sepse PO, UÇK-ja jeton dhe do jetojë deri në fundin e historisë njerëzore,

UÇK-ja sot thërret ushtarët, e ata ushtarë të rinjë të kauzes kombëtare dhe idealit Çlirimtar sot jeni JU, jemi NE!

Sot më shumë se kurrë duhet të dëshmojmë unitetin, të reflektojmë motivin dhe të vërshojmë me punë të palodhshme gjithë Kosovën për t’ia zdritur ftyrën vetës, për të mbrojtur vendin dhe historinë dhe për të punuar për të ardhmen, këtë ardhme që dëshmorët na e lanë amanet!

Sot nuk është kohë për tu thyer por të bëhemi bashkë në një unitet të pathyeshëm drejt FITORËS së Kombit dhe Shtetit!

Related Articles

Back to top button