Sport
Barcelona e gatshme të shesë Dembele

Barcelona është e gatshme të shesë pesë lojtarë duke përfshirë shënjestrën e Manchester United, Ousmane Dembele, në janar në një përpjekje për të mbledhur para pas krizës që pandemia i ka shkaktuar ekipit.
Dembele, 23 vjeç, ishte afër bashkimit me Manchester United vonë në afatin kalimtar të verës, por një marrëveshje nuk u përfundua.
Është e qartë se Dembele nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman për të ardhmen.