Uncategorized
Bekim Jashari i gëzohet fitores së Bidenit

Një fitore e rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë, sigurisë dhe perspektivës globale, besim dhe shpresë në sfidat që kemi para nesh.
Kryetari i Komunës sê Skenderajt Bekim Jashari me një postim në faqen e tij në facebook i është gëzuar fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA .
Postimi i tij i plotë :
Miku ynë i madh, Joe Biden do të këtë rol jashtëzakonisht të madh në proceset që e presin shtetin tonë.
Lidhja e tij historike me Kosovën, përvoja e tij e çmuar në politikëbërje, njohuritë dhe përceptimi real që ka ai për proceset në Kosovë dhe ballkan do të jenë garanci e besimit që ne duhet të kemi në Shtëpinë e Bardhë.
Urime!