Sport

Kosova gati për ndeshjet e radhës

Kosova do luaj kundër Shqipëris në ndeshjen miqësore që do zhvillohet në “ Elbasan Arena “ në ora 16:00 . Ekipi i Bernard Challandes ka bërê pergatitjet e duhura për këtë ndeshje .
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë në Durrës dhe të fundit para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në “Elbasan Arena”. Në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistët e paraparë për ndeshjen e nesërme, e ku është përqendruar në shpjegimin e skemave të ndryshme gjatë lojës. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë.

 

Related Articles

Back to top button