Lajme

Bekim Jashari para shumë qytetarëve paraqet kandidaturen për Kryetar të Skenderajt

IDEAL PËR SKENDERAJ!

Mijëra falënderime për mijëra qytetarë që mbrëmë me prezencën e tyre dëshmuan edhe një herë që Skenderaj është i bashkuar në rrugën tonë të jetësimit të idealit të dëshmorëve për të pasur zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.

Prezenca dhe përkrahja e njerëzve më të dëshmuar të luftës sonë çlirimtare, bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si Ilaz Derguti, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, Vesel Selimi, Xhemë Kodra, Ahmet Zabeli, Besim Rama, Bahri Rama, Nezir Ismajli, Sami Kodra, Emin Lati, Hysni Shabani e luftëtarë tjerë të Lirisë, e burgosurve politik, ish kryetarit të Skenderajt, Ramadan Gashi, prezenca dhe përkrahja madhështore e familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të UÇK-së, komandantëve të brigadave, batalioneve, kompanive, togjeve dhe skuadrave të zonës së Drenicës, doktorëve, profesorëve, të rinjve, studentëve, sportistëve, pensionistëve, veteranëve të arsimit, hoxhallarëve, fermerëve, biznesmenëve, grave e burrave, qytetarëve të shkëlqyer të vendosur e mirënjohës të komunës sonë, më dha emocion dhe mesazh të qartë që ne jemi të bashkuar dhe se rruga jonë e përbashkët për zhvillimin e komunës sonë nuk ka alternativë tjetër.

Faleminderit secilit prej tyre që sikurse dhe në luftë edhe sot në paqe u rreshtuan drejtë, në përkrahje të idealit tonë.

Një falënderim për pjesëmarrje për Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, dega në Skenderaj.

Para fillimit të ceremonisë, me bashkëqytetarë të Prekazit të Epërm, Prekazit të Ulët e Mikushnicës, familjarë të heronjve, Ahmet Delia, Tahir Meha, Ilaz Kodra e heronjve tjerë si dhe familjet heroike të lagjes Jashari bëmë homazhe e nderime tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, pranë varreve të heronjve tonë, para të cilëve u betuam edhe një herë që do të punojmë pa u ndalur në jetësimin e idealit të tyre dhe gjithë dëshmorëve për zhvillim e mirëqenie për të gjithë.

Salla ku mbajtëm ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës sime edhe për një mandat 4 vjeçar, ani pse me kapacitet bukur të madh nuk arriti t’i zinte të gjitha ata qytetarë që kishin ardhur për të dëshmuar edhe një herë përkrahjen për qeverisjen tonë. Andaj kërkoj falje prej të gjithë atyre që qëndruan jashtë sallës, në përkrahje të idealit tonë.

Faleminderit të gjithëve që mbrëmë nisëm festën e fitores së 17 tetorit!

Faleminderit për mbështetjen edhe shumë qytetarëve tjerë që mbrëmë nuk patën mundësi të ishin fizikisht me ne!

Jemi bashkë në jetësim të idealit tonë!

Related Articles

Back to top button