Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të bisedohet në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel. Në tri tri takimet e parapara ai do të flasë për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ka shkruar në rrjetin social Facebook zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.
Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, president i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkruan Tahiri.

Related Articles

Back to top button