Shëndetësi

Zemaj paralajmëron masa rigoroze !

Në takimin e sotëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, falënderova anëtarët e këtij komiteti dhe theksova suksesin e arritur falë kontributit të tyre të madh për përballimin me sukses të Pandemisë.

Bazuar në situatën epidemiologjike dhe me të njëjtat standarde të shteteve evropiane, të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve sipas sëmundshmërisë nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas tri ngjyrave (kuq, verdhë dhe gjelbër).

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin Anti COVID, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSh në të gjitha sektorët.

Do të vazhdojmë me intensitet të shtuar mbikëqyrjen rigoroze të masave anti Covid, andaj secili duhet të jemi në krye të detyrës. Të vazhdojë në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse nga të gjitha institucionet publike dhe private: Distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve.

Jam krenar me punën Tuaj anëtarë të Komitetit për menaxhimin e Pandemisë, jam krenar me mjekët dhe infermierët tanë që janë heronj të ditëve tona.

Falënderoj mediat që kontribuan për informimin e drejtë dhe të vazhdueshëm të qytetarëve me rekomandimet tona dhe luftimin e virusit vdekjeprurës.

Ju faleminderit!

Related Articles

Back to top button