Lajme

Shaip Kamberi uron zgjedhjen e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Uroj Zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Përgëzoj Kryeministrin, Qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për përmbylljen me sukses të themelimit të institucioneve të reja.

Respekt Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku, për rolin e tij përcaktues në shmangien e zgjedhjeve të reja dhe për shembullin e dhënë të një opozite shtetndërtuese.

Besoj që Lugina e Preshevës do të jetë një nga prioritetet e institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të dinamizimit të bashkërendimit me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, për zbatimin e një startegjie, plani dhe programi të përbashkët.

Related Articles

Back to top button