Lajme

Merita Xheladini, Msc. e ekonomisë i hynë garës për Asamble të Prishtinës

 

Në zgjedhjet e 17 tetorit janë zgjedhjet lokale për kryetar të komunave në vend, përfshirë këtu edhe kandidatët për Asamble Komunale.
E kësaj gare për asamble i ka hyrë edhe Merita Xheladini.
Ajo garon për Asamble Komunale në Komunën e Prishtinës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re me numër 11.
Xheladini është magjistre e ekonomisë dhe Menaxhere e projekteve të ndryshme për avancimin e të rinjve si:
-Stimulimi i të miturve për avancim dhe arsim
-Përgatitja profesionale e të rinjëve,
-Zhvillimi i kapaciteteve profesionale për zhvillim ekonomik të rinisë,
-Nxënësit në mbrojtje të mjedisit,

Si dhe trajnere e disa projekteve për gra si:
-Ti fuqizojmë gratë,
-Dhuna ndaj vajzave dhe grave gjatë pandemisë Covid-19: T’i bashkojmë forcat për ta luftuar atë.
-Nënat vetushqyese

Poashtu ka ndjekur trajnime të ndryshme nga organizata të huaja dhe vendore si : Friedrich Naumann Stiftung, NDI, Akandemia Elita,Ichat,Omnes, Akademia Infinit.

Ajo ka bërë të ditur se fokusi i saj do të jetë :
•Fuqizimi i grave në Komunën e Prishtinës
•Avancimi e ndihma për ndërmarrësit e rinjë në këtë komunë.
Ndryshe, ajo për disa vite ka qenë sipërmarrëse e re në Prishtinë.

Related Articles

Back to top button