Uncategorized

ShSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

ShSKUK ka përfituar donacion prej 100 mijë euro

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka nënshkruar memorandumin r bashkëpunimit me Organizaten Car for Kosovo Kids , qëllimi i ketij memorandumi eshte renovimi i laboratorit te patelogjisè ne qkuk , ku perveç renobimit parashihet edhe blerje e paisjeve te reja ne vlere 100 mijë euro.

Postimi i plot

ShSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

Është nënshkruar memorandumi i ​ bashkëpunimit ndërmjet​ Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe​ Organizatës Care for Kosovo Kids.

Qëllimi i këtij memorandumi është renovimi i Laboratorit të Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku përveç renovimit, parashihet edhe blerja e pajisjeve të reja në vlerë 100 mijë euro.

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor​ i SHSKUK-së, falënderoi donatorët, duke siguruar se donacionet e tilla do të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për pacientët.

Ndërsa, Dr. Sevim Cinci, përfaqësuese e autorizuar nga CFKK, tha se si organizatë kanë mbështetur në vazhdimësi QKUK-në dhe në të ardhmen do ta mbështesin edhe me donacione të tjera, duke mos lënë anash as fëmijët me kancer.

Care for Kosova Kids në vazhdimësi ka dhuruar donacione për QKUK-në, duke përfshirë barnat dhe citostatikët për fëmijë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

 

Related Articles

Back to top button