Lajme

Shërimi nga Covid-19 qytetarëve po u kushton 2000 euro !

Qytetsareve po u kushton shumë përveq rrezikut me jetë edhe barnat për sherim pēr të cilat ministri Zemaj dhe qeveria Hoti janë zotuar se do ti mbeshtesin qytetarët.

Fisnik Derguti një qytetar nga Kosova ka bërë publike shpenzimet që i kushtuan nga infektimi me Covid-19 si dhe mbeshtetjen e proklamuat nga qeveria .

Postimi i plotë i tij :

Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?
Po, 50 euro për mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “zero”
Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)
A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?
Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi që spitalet janë plotë?

Related Articles

Back to top button