Sport

Presidenti i FF të Suedisë vizitoi selinë e FFK-së dhe Kampin në Hajvali

Presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë dhe njëherësh zëvendëspresidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson ka vizituar sot selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga homologu i tij, Agim Ademi. Gjatë këtij takimi dy presidentët biseduan për ecurinë e futbollit në vendet e tyre veçmas në periudhën e vështirë të pandemisë, si dhe për partneritetin e mirë që kanë krijuar tash e shumë vjet. Presidenti Ademi e njohu homologun e tij me zhvillimet në futbollin e Kosovës, sidomos me pjesën e infrastrukturës, ku në rinovim e sipër është selia e FFK-së, si dhe për projektet tjera që po realizohen në partneritet me UEFA-n. Po ashtu, ata së bashku vizituan edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali, duke pasur parasysh faktin se Karl-Erik Nilsson është edhe kryesues i Komisionit HatTrick në UEFA. Presidenti Nilsson u shpreh i kënaqur me atë çfarë ka arritur FFK-ja në një periudhë të shkurtër dhe shprehur shpresën se investimet dhe progresi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button