Lajme

Reagon Isa Mustafa për interpelancen në Kuvend

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar për tri interpelancat e njëpasnjëshme tē organizuara në Kuvendin e Kosovës , ato janë për shkarkimin e qeveris Hoti , ku sipas tij qellimi i tyre tashmë dihet .

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,
Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM

Related Articles

Back to top button