Shëndetësi

Heroinat e armikut të padukshëm!

Kaloj më shumë se një vitë nga Pandemia dhe rreziku nga ky Virus , ata që përveq shëndetit të tyre kishin për obligim edhe shëndetin e të tjerëve nuk u ndalen asnjëherë në luftimin e këtij armiku të padkushëm. Të gjithë punonjësit shëndetësor që ishin në ballë të kësaj beteje nuk kursyen asgjë nga vetja e tyrë , e në raste te caktuara ishin edhe ata vetë të atakuarit .

Bule Elezi është një nga mamit e para që ishte në vijen e parë të frontit me këtë virus . Ajo prap vazhdon të bëjë më të mirën për shëndetin e qytetarëve.

Ajo shkruan :
Sot, prap i’u bashkangjita ekipës kujdestar që isha në fillimet e pandemis duke vazhduar tutje për 1 muaj radhazi në Intenziven Qëndrore Covid-19 🙏

Vullnetarizmi asnjë njëri nuk e ka varfëru e nuk e ka dëmtu ..!! Prandaj, dëshira për të ndihmuar dhe mësuar është më e madhe se vet pandemia.

Në këtë vend që kemi dëgjuar rënkime pa zë e kemi prek dhembje të padukshme e të papërfundume për gjithë ata/ato familjarë e koleg/e, e shumë qytetarë të këtijë vendi që dotë nuk arriten të tejkalojnë këtë situatë, shumë lutje për të tjerët që janë duke luftu e shpresu për jete.

Kemi përjetu e kalu shumëçka e qe besa kemi përballu situata të pa-përballueshme por kemi ec tutje… dhe jemi duke ecur tutje akoma e duke mendu e shpresu pozitivisht që dikur… e ndoshta shumë shpejt do të përfundoj kjo situatë e cila na ka stresu e lëndu, e na ka ba me kuptu se sa i rëndësishëm është ruajtja dhe mirëqenie e çdo secilit njeri.!

#Vazhdoni kujdesuni për veten dhe të tjerët..!!

Related Articles

Back to top button