Lajme

SHBA, SHQIPTARI MERR GRADËN E LARTË NË FORCAT USHTARAKE AJRORE AMERIKANE

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Lajmin e ka pasqyruar gazeta locale Blue Ribbon News në New York.
Po sipas shtypit vendas thuhet se Edmondi u njoh për këtë arritje këtë pasdite, gjatë ceremonisë zyrtare në praninë e anëtarëve të familjes, Smajli, dhe zyrtarve të lartë të ushtrisë dhe bashkisë, me proklamatën e dorëzuar nga Gjykatësi i Qarkut Rockwall, David Sweet dhe Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt, duke e nderuar atë edhe me datën 14 Shtator 2020 si “Edmond Smajli – Dita e Festimit Zyrtar tëKomisionerit – Edmond Smajli Commissioned Officer Celebration Day”.

 

Related Articles

Back to top button