Lajme

Zv. Kryeministri Besnik Tahiri takoi kryetarët e Bashkive të Shqipëris

Zv. Kryeministri sot takoi kryetarët e Bashkive të Shqipërisë me të cilët diskutova për jetësimin e Kongresit të parë Kombëtar të Autoriteteve Lokale, i cili do të mbahet nga fundi i këtij viti në Shqipëri.
Theksova se Kongresi i Autoriteteve Lokale, si platformë do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes të Bashkive në Republikën e Shqipërisë dhe Komunave në Republikën e Kosovës.

Andaj vura theksin se ky lloj koordinimi, përveç aspektit institucional, ka për synim të zgjerohet në nivel kulturor, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik për qytetarët dhe qytetet tona.

Gjithashtu, përgjatë takimit diskutuam edhe për industrinë e turizmit si mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, në kohën kur po përballemi me pandeminë COVID-19.

Kryetarët e Bashkive u shprehën mirënjohës për autoritetet e Kosovës dhe qytetarët e saj për bashkëpunimin në një kohë sfiduese si pasojë e pandemisë COVID-19, duke intensifikuar shkëmbimet në funksion të zhvillimit ekonomik nëpërmjet turizmit.

Related Articles

Back to top button