Lajme

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpian !

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë të Dardanisë

Sipas arkeologëve, shkrimi është bërë para më shumë se 1508 viteve.
Kjo hedh poshtë çdo gjë që është thënë deri tani për kohën e shkrimit të parë.
Jemi më të hershmit dhe kjo vërtetohet nga kjo dhe nga zbulimi i pak ditëve në parë në Lin të Pogradecit që mendohet se daton pothuajse 8000 vite më parë.
Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana. 🏛️

Ekipi i arkeologëve i përbërë nga Christophe Goddard, Arben Hajdari dhe Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV të e.s.) dhe i kishës së tij.
Mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë dhe dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës. Kisha paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.
Lehtësisht dallohet Dardania dhe Justiniani.

Related Articles

Back to top button